Sonte në orën 20:00 në kanalin e Top Channel në Youtube i ftuar në emisionin “Diaspora” do të jetë ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Post samiti i dytë i diasporës, cilat ishin çështjet qe u diskutuan. Diskutimet ne lidhje me të drejtën e votës për shtetasit shqiptar që jetojnë jashtë vendit. Skeptiket në lidhje me shpenzimet e organizimit të samitit. Cilat do të jenë sfidat në samitin e tretë.

I ftuari i dytë për emisionin “Diaspora” do të jetë këngëtari i muzikës popullore Gëzim Nika.

I larguar që prej vitit 1997 nga Shqipëria me bashkëshorten dhe fëmijët drejt Amerikës, ai ka rrëfyer historinë e tij të emigrimit dhe perse u largua nga Shqipëria.

Gëzim Nika është prej 2 dekadash pjesë e aktiviteteve kulturore që organizohen në Amerikë me komunitetin shqiptar, ku ai këndon repertorin e tij, si dhe këngë folklorike. Në Shqipëri ai po realizon 2 projektet të mëdha muzikore.

Top Channel