Mjeku Zef Doda në Spitalin e Lezhës është rrahur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Autori i dhunës mendohet të jetë një pacient që kërkonte të vizitohej dhe nuk ka ndjekur sistemin e referemit. Policia po verifikon kamerat e sigurisë së Spitalit të Lezhës për ta identifikuar.

Nga dhuna, mjeku dermatolog ka pësuar dëmtime të shumta në trup.

Mjekët e spitalit rajonal të Lezhës dënojnë dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre. Ata paralajmërojnë se do të dalin në protestë dhe do të ndërpresin shërbimet derisa shteti të marrë masa dhe të rrisë sigurinë e tyre gjatë ushtrimit të detyrës.

Top Channel