Dy gjyshërit e reperit të njohur Ledri Vula, Naxhije dhe Fahri Buçinca, ishin të ftuarit special të Bieta Sulos pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.

Prej 60 vitesh aktiv në arsim, ata ende vazhdojnë të japin kontributin e tyre, duke i qëndruar besnik misionit për shkollimin dhe emancipimin e vajzave.

Përpos historisë së angazhimit në këtë profesion, ata treguan se si u njohën me njëri-tjetrin,si edhe folën për marrëdhëniet me fëmijët, nipërit e mbesat.

Aktualisht ata jetojnë bashkë me vajzën e tyre Xheraldinën, nënën e reperit të njohur Ledri Vula, me kërkesë të këtij të fundit.

Ndaj gjatë bisedës nuk kishte si të mungonte edhe videomesazhi nga Ledri, i cili edhe një herë tregoi dashurinë dhe lidhjen e fortë me ta.

Nga ana tjetër vetë gjyshërit pranuan se ndihen shumë krenar për Ledrin, duke e cilësuar si një djalë plot vlera, të mbarë , madje dhe student të shkëlqyer.

Gjyshi i tij Fahriu tha se Ledri e ka përfunduar shkollën e regjisurës me nota maksimale.

Top Channel