Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel, një figurë mjaft e vlerësuar në vend, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.
Kinkel pati dhënë një kontribut të vyer për gjetjen e një zgjidhjeje mbi konfliktin në Kosovë, në vitet ‘90. Ai e cilësoi Sllobodan Millosheviçin asokohe, si “përgjegjësin kryesor të tragjedisë së kosovarëve.”
Politikanët vendas e kanë vlerësuar lart figurën e veteranit të diplomacisë, duke e cilësuar “një njeri të thjeshtë e me shumë karakter”.
Në tetor të vitit 1998 ai u zëvendësua nga Joschka Fischer si ministër i Jashtëm, e pak muaj më pas, Gjermania për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore mori pjesë në misionet jashtë vendit, në ndërhyrjen e NATO-s në luftën në Kosovë në vitin 1999.
Top Channel