Lulzim Basha, në fjalën e tij para protestuesve të Partisë Demokratike, deklaroi se “dita e sotme ka një rëndësi që shkon përtej të treguarit të fytyrës së shëmtuar të pushtetit që vjedh sot shqiptarët, ka meritën e ndezjes së shpresës së çdo shqiptari për të nesërmen që po vjen”.

“Sot e kemi çuar një herë e mirë në shtëpi Parlamentin e krimit dhe kemi hapur shtegun e vetëm përmes të cilit do të kalojë e ardhmja e çdo shqiptari. Zgjidhja e vetme politike është largimi i një orë e më parë i kryezullumqarit Edi Rama. Ikja e tij është fundi i pjesës së parë të kësaj beteje e cila do të vazhdojë me bashkimin më të madh të shpresës dhe besimit që shqiptarët kanë njohur këto dekada. Regjimi i Edi Ramës ka marrë fund. I bëj thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në një hap tjetër të hapjes së portave të Evropës, në 16 mars, në protestën vendimtare për ta përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të Rilindjes”, deklaroi Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA