Kryeministri Edi Rama mori fjalën i pari në seancën e sotme plenare, duke iu referuar protestës jashtë Parlamentit si “një reagim brenda pallatit të politikës nga ajo pjesë e tërësisë së përfaqësisë politike të popullit që për asnjë moment nuk pati sensin e realitetit mbi vetveten në radhë të parë”.

“Po e marr fjalën i pari sepse më duhet të largohem për të shkuar matanë detit dhe për të shpjeguar për fqinjët e Italisë se çka lajmet kanë shfaqur me ato pamje të shëmtuara nuk është një protestë popullore, por një reagim brenda pallatit të politikës nga ajo pjesë e tërësisë së përfaqësisë politike të popullit që për asnjë moment nuk pati sensin e realitetit mbi vetveten në radhë të parë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ram shtoi: “Ajo që ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye ku e vetmja gjë e re është një vendim politik vetëvrasës së udhëheqjes së opozitës. Jemi në kushtet e një sezoni të ri të një seriali të njohur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA