Dorëzohen mandatet në KQZ, Basha: Duan provokime!
05/03/2019 13:06
Pas mbërritjes në ambientet jashtë selisë së KQZ, krerët e opozitës, të kryesuar nga Lulzim Basha, janë ndaluar nga policia në fillim dhe më pas janë lejuar të hyjnë.
“Po tentojnë të na provokojnë, kërkojnë përplasje. KQZ nuk ka kërkuar mbrojtje”, u shpreh Basha.
Pasi kanë hyrë në ambientet e brendshme, ish-deputetët tashmë kanë dorëzuar në sekretari refuzimet e mandateve të deputetëve të pas listës.
Top Channel