Një krim në familje ka tronditur Korçën mesditën e së hënës, ku djali ka dhunuar fizikisht dhe më pas ka mbytur nënën e tij të moshuar.

Ngjarja është regjistruar në lagjen 14 të qytetit, në apartamentin ku nënë e bir jetonin së bashku pas divorcit të këtij të fundit. Nazime Demollari, rreth 85 vjeç, është dhunuar dhe më pas është mbytur nga i biri Nazim Demollari, 65 vjeç, i alkoolizuar dhe i njohur për agresivitetin sistematik ndaj së ëmës.

Autori i vrasjes e ka pranuar krimin, ndërsa ka deklaruar në polici se pak minuta pas ngjarjes ka telefonuar vëllain e tij që jetonte në kryeqytet dhe i ka kërkuar atij që të dërgonte njerëz pasi kishte vrarë të ëmën.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka arrestuar autorin e ngjarjes, ndërsa është duke punuar për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel