Mijëra kërcimtarë nga shkollat elitë të Sambës në Rio de Janeiro, parakaluan me paradat e tyre tradicionale në kuadër të karnavaleve të përvitshme, që këtë radhë janë kombinuar edhe me një dozë të madhe përmbajtjeje sociale dhe politike.

Në total 14 shkolla të Sambës nga elita e të ashtuquajturave shkolla speciale, parakalojnë përgjatë dy netëve në stadiumin e ndërtuar enkas, të njohur si sambadrome, për të konkurruar për titullin prestigjoz të karnavaleve.

Karnavalet nisën që të premten, me dorëzimin simbolik të celësit të qytetit tek mbreti Momo, që udhëheq karnavalet, dhe festat nëpër rrugë nuk kanë munguar jo vetëm në rio por edhe në sao paulo dhe në gjithë brazilin. Por, mbrëmja e të hënës është ajo që kurorëzon fituesin.

Autoritetet presin rreth shtatë milionë njerëz, brazilianë dhe turistë të huaj, në festën e hapur gjigande…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA