Karnavalet e Rio de Zhaneiros, një prej festivaleve më të mëdha të botës, u çelën zyrtarisht në momentin kur i ashtëquajturi “Mbreti Momo”, apo Mbreti i Karnavaleve, mori në dorë çelësin e qytetit, për ta drejtuar atë simbolikisht deri në mbylljen e festimeve.

Wilson Netosit, burrit trupmadh në rolin e Mbretit Momo, i cili gjithashtu ka qenë i gjatë e i shëndoshë, çelësi gjigani iu dorëzua nën tingujt e himnit “Cidade Maravilhosa” dhe një lumë confetti-sh. Me këto, ai e shpalli të hapur traditën më të famshme të Rios.

14 shkolla të sambas nga “grupi special”, që përbën elitën e këtij kërcimi në qytet, do të parakalojnë të dielën dhe të hënën në shëtitoren e famshme të Rios, ku do të garojnë mes tyre për titullin e më të mirit. Parada e sivjetshme ka disa tema dhe kjo është një lloj sfide që i bëhet dallgës së ultrakonservatorëve që ka sjellë Presidenti Jair Bolsonaro me ardhjen e tij në pushtet, një njeri i njohur për komentet e tij homofobe.

“Më mirë të kem një djalë të vdekur sesa një djalë gay”, ka deklaruar ai dikur, ndërsa një anëtareje të Kongresit i pat thënë se nuk meritonte “as të përdhunohej sepse ishte shumë e shëmtuar”.

Autoritetet presin që në kremtimet masive të Rios këtë fundjavë të marrin pjesë 7 millionë vetë, përfshirë 1,5 milionë turistë vendas e të huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA