Personazhi i radhës mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte Nertili, i cili rrëfeu historinë e jetës së tij. Gjithçka kishte nisur 29 vite më parë, kur Nertili kishte ardhur në jetë. Që në fëmijëri ai ishte rritur i vetëm pasi familja e kishte braktisur në jetimore.
Nertili rrëfeu se kishte kaluar një periudhë tepër të vështirë në shtëpinë e fëmijës sepse mbi të kishin ushtruar dhunë fizike. Vështirësitë e Nertilit kishin vazhduar edhe në gjimnaz, pasi shokët nuk e pranonin përshkak se ai ishte jetim. Për këtë arsye Nertili ishe detyruar që të braktiste shkollën. Pas shumë vitesh, ai kishte vendosur që të kërkonte familjen, por kishte gjetur vetëm babain, Rrahimin.
Nertili i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar babait të tij që t’i tregonte identitetin e nënës dhe ta ndihmonte që ta gjente atë. Sipas tij, babai e kishte gënjyer shumë herë dhe se ai e dinte se ku ndodhet ajo.
Pavarësisht këmbënguljes së moderatores, Arbana Osmani dhe publikut që ndodhej në studio, Rrahimi nuk pranoi që t’i tregonte të vërtetën Nertilit sepse sipas tij e ëma nuk e donte.
Top Channel