Një aksident me pasojë vdekjen e një 19-vjeçari ka ndodhur mesditën e së shtunës në Fier.

Rreth orës 14:00 të së shtunës, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi” në Fier, shtetasi P.Sh, 68 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motocikletën, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi N.M, 19 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motocikletës.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N.M u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Top Channel