Një aksident ku janë përfshirë dy automjet ka ndodhur pranë fshatit Saver, përgjatë autostradës Fier-Lushnjë.

Mësohet se në aksident është përfshir një mjet tip Skoda, i cili ka goditur nga pas një mjet KIA. Ky i fundit si pasojë e përplasje ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Në automje ndodheshin tre të rinj, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjes për të marrë edhe mjekimin e nevojshëm.

Aktualisht bëhet e ditur se tre të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel