Rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, Shërbimet e Sigurisë konstatuan tym. Shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike.

Nga policia e Tiranës mësohet se rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike.

Bëhet e ditur se ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet.

“Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht”, shtohet në reagimin e policisë Tiranë.

Top Channel