Pas performancës së Lady Gaga dhe Bradley Cooper gjatë ceremonisë së dhënieve së çmimeve Oscar, zërat për një lidhje dashurie mes të dyve sa vinin e shtoheshin.

Pas disa ditësh, vjen reagimi i Lady Gaga, që ndoshta qetëson bashkëshorten e aktorit të famshëm, Irina Shayk.
“Rrjetet sociale janë tualeti i internetit, është e tmerrshme ajo që i bëjnë kulturës së muzikës pop. E vërtetë, njerëzit kanë parë dashuri sepse atë donim ne që të shikonin. Bëhet fjalë për një këngë dashurie dhe film dashurie. Bradley ka qenë regjisori dhe ai kishte vizionin për gjithçka që keni parë në film dhe në interpretim”, deklaroi Gaga.

“Kemi punuar gjatë gjithë javës për atë performancë”, shtoi këngëtarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA