Një i moshuar 69-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilave nuk iu mbijetoi edhe pas shtrimit në Spitalin Rajonal të Vlorës, për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 20:40, kur mjekë të spitalit njoftuan mbërritjen e pacientit të plagosur, i cili u tha se ishte konstatuar nga nipi i tij me dëmtime në kokë.

Në fakt, pas shoqërimit në polici për t’u marrë në pyetje, nipi ka pranuar vrasjen e gjyshit të tij, Vangjel Kapllani, pasi më herët e kishte dhunuar atë.

Top Channel