Një nënë 36-vjeçare nga Fieri, e cila kishte lindur binjakë më 11 shkurt, ka ndërruar jetë në Sanatoriumin e Tiranës, e prekur nga virusi i gripit AH1N1.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, por është bërë e ditur vetëm sot, pasi nëna kishte dy javë e shtruar në spital.

Për shkak të gjendjes së rënduar, mjekët u detyruan të provokonin lindje të parakohshme të dy foshnjeve.

Një prej tyre humbi jetën si pasojë e lindjes së parakohshme, pas vetëm 31 javësh shtatzëni në Maternitetin “Koço Gliozheni”.

Top Channel