Makina që varen nga vinçat, shpërthime nëpër rrugë dhe aktorë që hidhen nga çatitë…banorët e Yangonit, në Mianmar, u shtangën këtë javë nga xhirimi i një filmi me buxhet të madh në Hong Hong, përreth pagodës ikonike Sule të qytetit.
Yangoni ia ka huazuar sharmin e ndërtesave të tij të stilit kolonial dhe tempujt e artë Line Walker 2, një vazhdim i filmit të shfaqur më herët në 2016 me të njëjtin titull, që mblodhi 90 milionë dollarë fitime në të gjithë botën.
Dita e fundit e xhirimeve, tërhoqi me qindra banorë lokalë si edhe një varg murgjish në rrugët për këmbësorë që përpiqeshin të shihnin pakëz nga përleshjet e koreografuara.
“Ishte e jashtëzakonshme të shikoje makinat që fluturonin në ajër, si në filmat e mëdhenj”, tha një banor.
Xhirimet e filmit, bllokuan një qytet të tërë, por kjo sidoqoftë duket se nuk i ka shqetësuar aspak banorët e qytetit, përkundrazi i ka entuziazmuar ato.
Top Channel