Kryemadhi pas takimit me delegacionin e PE: Opozita s’tërhiqet

27/02/2019 18:06

Monika Kryemadhi ka qenë e prerë në fjalën e saj pas takimit me delegacionin e Parlamentit Europian në Tiranë, duke theksuar se opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj.

“Unë di të them se nuk ka asnjë hap pas. Opozita nuk do të ketë asnjë hap pas. Shqiptarët janë mandatet tona më të pastra. Protesta e 16 shkurtit, protesta e 21 shkurtit dhe protesta e djeshme, tregoi dhe njëherë që opozita është në rrugën e duhur. Jam e bindur që të gjithë ju gazetarët e terrenit, jeni në rrugën e duhur që e paraqisni opozitën në çdo moment prezent në aktivitetet e saj. Faleminderit dhe na falni për gazin helmues të djeshëm që përdori Garda e Republikës kundër qytetarëve dhe kundër jush. Ju faleminderit shumë!”, u shpreh kryetarja e LSI.

Top Channel