I shumtë është përdorimi i limonit ne jetën tonë të përditshme, duke sjellë edhe dobitë e tij për shëndetin tonë.
Ndihmon në tretjen: Përziej disa feta limoni me ujë dhe pije çdo mëngjes për të ndihmuar tretjen gjatë tërë ditës. Limoni stimulon mëlçinë dhe kjo ndihmon tretjen.
Gjakderdhja e hundës: Kjo djeg paksa, por lëngu i limonit në një copë pambuku apo në një leckë të butë kur aplikohet në hundë ndihmon që të ngadalësohet dhe eventualisht të ndalohet rrjedha e gjakut.
Vetitë diuretike: Nëse vuan nga ndonjë infeksion i traktit urinar, apo ke nevojë të zvogëlosh lëngjet në trupin tuaj, limoni është diuretik natyral dhe ndihmon që të elemninoni ujin e padëshiruar.
Efekti antiseptik: Lëngu acidik i limonit vret bakteret e dëmshme, por mos e përdor limon për infeksionet apo prerjet e thella, jo për shkak se limoni është i rrezikshëm, por për shkak se nevojitet trajtim mjekësor për to.
Pastrues fytyre: Lëngu i limonit ndihmon të luftoni rrudhat, aknet, puçrrat e madje edhe pikat e zeza. Përziej lëngun e limonit me pak vaj ulliri në një gotë të vogël me ujë, e aplikoje masën në fytyrë.
Kujdesi oral: Limoni gjithashtu ndihmon për freskimin e gojës, lufton bakteret dhe eliminon erën e pakëndshme.
Ul temperaturën: Ka dy mënyra që limoni mund të përdoret kur dëshirojmë të ulim temperaturën. Njëra është, të pish ujë me limon, e tjetra zgjedhje edhe më e mirë është të blini balsam limoni e ta aplikoni në trup.
Tensioni: Për shkak të sasisë së lartë të potasës që ka limoni, bën mirë për uljen e tensionit.
Depresioni: Pirja e lëngut të limonit të përzierë me ujë disa herë në ditë krijon një efekt qetësues, relakson trupin dhe kështu ndihmon në lehtësimin e depresionit dhe stresit.
Antioksidant perfekt: E gjithë vitamina C që gjendet në limon bën disa mrekulli në trupin tuaj, si në pastrimin e gjakut dhe ndihmon që të keni sistem imunitar më të fortë. Gjithashtu studime të ndryshme tregojnë se përdorimi në sasi të larta të vitaminës C ndihmon në luftimin e shumë sëmundjeve serioze si kanceri dhe sëmundjet e zemrës e shumë të tjera.
Top Channel