Dior i është rikthyer Britanisë së viteve 1950 për vizionin e saj të së ardhmes feministe në shown e tij në javën pariziene të modës.
Me xhaketa lëkure të zeza dhe funde me shtrat të ngritur, me rripa lëkure të trashë dhe kambale, stilistja Maria Grazia Chiuri, kishte gërmuar në garderobat e vajzave rebele të ditëve të para të rock’n’rollit. Rebelja e oborrit mbretëror, princesha Margaret, me varësi pas Diorit dhe proletaret “deddy girls”, që ishin mbretëreshat e panoramës së Britanisë së pasluftës, ishin dy shtyllat e koleksionit të krijueses italiane.
Maria Grazia Chiuri kishte marrë veshjet më femërore të epokës dhe i kishte kombinuar ato me elementë mashkullor dhe sportivë për këtë sfilatë. Ajo pati ndërmarrë një lloj kryqëzate në markën më femërore franceze duke u përpjekur ti bëjë veshjet e saj të famshme dhe shik, më të thjeshta dhe të adaptueshme për përditshmërinë. Dhe kjo tendencë u pa edhe në sfilatën e fundit në javën e modës në Paris.
Top Channel