Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar anëtarin e Këshillit Bashkiak të New Yorkut, Mark Gjonaj, dhe delegacionin shqiptaro-amerikan.

Haradinaj tha se ruajtja e mërrëdhënieve me shqiptaro-amerikanë është shumë e rëndësishme për fatin e të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Ndërsa, Gjonaj tha se takimet e këtilla duhet të vazhdojnë për të mirën e shqiptarëve kudo në botë.

“Dialogu jonë do të vazhdoj me diskutimin e agjendës kombëtare dhe të ardhmen e Kosovës. Por gjëja më e rëndësihme është marrëdhënia e Kosovës me komunitetin shqiptaro-amerikan për ta ndërtuar të ardhmen e të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, u shpreh ai.

Mark Gjonaj, theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve vazhdojnë të jenë të forta.

“Marrëdhënia e Kosovës me Amerikën është e fuqishme dhe ashtu do të jetë gjithmonë. Askush nuk mund ta prishë atë që kemi. Kosova është vend i pavarur dhe ashtu duhet të sillet”, tha Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të New York

Gjonaj, takoi edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Top Channel