Ramush Haradinaj deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se hapja e çështjes së kufijve dhe territoreve në Ballkan është agjendë e presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ky është pikërisht synimi i Putinit, të mbajë Ballkanin hapur, sepse kur hapet një kufi, askush nuk garanton se çfarë do të ndodhë më pas”, është shprehur kryeministri i Kosovës.

Haradinaj e preku dhe një herë çështjen e taksës 100%, duke thënë se për heqjen e saj, Kosovës i nevojitet një kontratë, e cila nuk bazohet në ndryshim të kufijve e të territoreve dhe nuk merr për bazë një Republikë Serbe.

Ndërkohë, po lakohet ideja e një referendumi konsultativ për këtë çështje, i cili sipas njohësve të sistemit juridik-kushtetues të vendit, mund të organizohet.

Ata kujtojnë sidoqoftë se Kuvendi duhet të miratojë paraprakisht ligjin për referendumet. Ata shpjeguan për radion Europa e Lirë se referendumi nuk do të ketë në këtë rast karakter detyrues, ai do të ishte vetëm konsultativ, sepse vendimmarrja duhet të kthehet sërish pas kësaj, në rrugën kushtetuese, që do të thotë votim nga Kuvendi i Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA