Një incident ka ndodhur pasditen e së hënës në Tiranë, ku ashensori i një pallati është shkëputur.

Mësohet se ashensori ka rënë nga kati i katërt dhe si pasojë ka mbetur e lënduar një vajzë 24-vjeçare, e cila ndodhej brenda tij.

Ngjarja ka ndodhur në “Don Bosko”. Vajza është transportuar menjëherë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Mësohet se ashensori, i cili i shërbente një biznesi privat brenda pallatit, ka qenë në kat të parë dhe ka rënë në bodrum.
Bëhet me dije se ashensori

Ashensori nuk përdorej nga banoret e pallatit, por vetëm nga biznesi që ishte furre buke. Bëhet e ditur se 24-vjeçarja që ka mbetur i dëmtuar është punonjëse pranë këtij biznesi.

Top Channel