Të fitosh një çmim “Oscar” nuk qenka edhe kaq e lehtë për t’u përballuar, e kush më mirë sesa Rami Malek e di këtë?

Fituesi i statujës së artë si “aktori më i mirë”, gjatë ceremonisë së të dielës në “Dolby Theatre” të Los Angelesit, ka pasur nevojën e ndihmësmjekësve pasi u rrëzua nga podiumi i skenës.

Aktori 37-vjeçar u rrethua menjëherë nga të pranishmit në momentin e aksidentit, në ndihmë të të cilit shkuan jo vetëm stafi por edhe të ftuarit.

Rami, i cili luan rolin e Freddie Mercury në “Bohemian Rhapsody” u duk i tronditur pas incidentit, teksa mjekë profesionistë e asistuan në rreshtin e parë të sallës.

Gjithsesi, Malek ia hodhi paq, pasi nuk pësoi ndonjë dëmtim serioz, sipas zyrtarëve. Por, ajo që ra në sy ishte fakti se, edhe pse u rrëzua, statujën e artë të “Oscar”-it nuk e lëshoi nga dora.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel