“Udha e qumështit” nisi sezonin artistik për vitin 2019 në teatrin “Skampa” të Elbasanit. Monodrama e luajtur nga Egla Ceno mbajti të mbërthyer publikun për rreth 90 minuta në një shfaqje që i fali të gjitha emocionet.

“Udha e Qumështit” flet për realitetin e së shkuarës komuniste. Egla Ceno performoi një dramë të fortë, me ngjyra humori, por pa u shmangur nga e vërteta e historisë tonë.

Sipas Drejtuesit të qendrës së Artit Elbasan, hapja e sezonit me një shfaqje të këtij niveli tregon vijueshmërinë në po të njëjtin standard me të tjera shfaqje, po aq të arrira.

Nën regjinë e Armando Borës, Egla Ceno solli 33 personazhe e vetme në një shfaqje.

“Udha e qumështit” pas qytetit të Elbasanit do të jetë dhe në skenën e Tiranës. Në datat 8, 9 dhe 10 mars do të jetë për publikun premierë te “arTurbina”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA