Një video me imazhet e autores së programit “Open”, Eni Vasili referuar 22- viteve më parë teksa ajo ishte spikere e lajmeve në TVSH, e ka lënë atë me gojë hapur.
E ftuar në “E Diell”, Vasili përjetoi emocione të forta kur pa veten e saj në studion e lajmeve në TVSH në 97`-n, gjatë luftës së Kosovës në `99-n apo reportazhet e saj të realizuara në RAI & Mediaset.
“Më ka marrë malli për atë periudhë” – u shpreh autorja e “Open”, e prekur nga nostalgjia. Por edhe këtu Eni nuk u ka shpëtuar ngacmimeve për marrëdhëniet profesionale me Vjollca Vokshin dhe Ilva Taren, asokohe kolege në të njëjtin TV.
“Në atë kohë i kemi pasur shumë të mira marrëdhëniet” tha Vasili “ndërsa sot, Vjollca Vokshi ndodhet diku në Venezuelë e thuajse s`kam më asnjë kontakt me të ndërsa me Ilva Taren, nuk kam shumë marrëdhënie me thënë të drejtën apo frekuentim, kjo për shkak të jetës dhe ritmit të përditshëm” përfundoi ajo.
Top Channel