Të dielën në mesnatë në Top Channel, për të tretin vit radhazi do të jetë komenti i natës së madhe të “Oscars”.

Jemi në edicionin e 91-të dhe së bashku me Genc Përmetin e një panel të ftuarish do të jemi për rreth 6 orë drejtpërsërdrejti.

Cilat pritet të jenë surprizat Genc?

“Ky edicion është paksa ndryshe, ose edicioni i surprizave, sepse deri në momentin e fundit nuk dihet cili do të jetë komentatori. Për herë të parë, Oscar nuk ka një prezantues, por ka disa teori konspirative që thonë që nën hije është përgatitur një prezantuese, e cila ka një javë që nuk ka dalë në shfaqjen e saj. Është me ngjyrë dhe të gjithë mendojnë që ajo do të jetë prezantuesja surprizë, është një komediane e njohur, por këtë le t’ia lemë momentit të prezantimit”.

Do të jemi me 3 panele të ndryshme, ku përveçse filmave, kritikës së tyre, patjetër që do të komentojmë edhe tapetin e kuq, apo jo?

“Do ketë të ftuar që do të komentojnë atë që është pjesa më e përfolur, para ndarjes së çmimeve, që është tapeti i kuq, si janë veshur. Kush është i ftuar, pse është i ftuar, kush ka ardhur, kush nuk ka ardhur. Kemi Agron Domin, drejtuesin e TIFF. Është festivali i vetëm në rajon, nga i cili filmat që garojnë për kategorinë e filmave të shkurtër kanë të drejtë të kualifikohen për Oscar. Do të jem unë, kemi edhe disa të ftuar surprizë, kështu që besoj do të jetë një natë shumë e këndshme”.

Favoriti sipas teje? Gjithmonë ne bëjmë parashikime, por edhe surprizohemi.

“Unë nuk dua të bëj parashikime nga favoritët e mi. Unë kam një parim, i cili bazohet te hulumtimet e ‘Hollyëood Reporter’. Te të dyja pyetjet. Kush duhet të fitojë dhe kush do të fitojë, është Alfonso Cuaron me “Roma””.

Të dashur miq, do të jemi nga “Dolby Theatre”, drejtpërsëdrejti deri në orët e para të mëngjesit. Diku deri në orën 6. Mos harroni të na ndiqni dhe ftesa e fundit i takon Gencit.

“Do të jetë një natë me surpriza, shumë e këndshme dhe besoj ka një spektakël të jashtëzakonshëm. Nuk duhet humbur!”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA