Mediu, në Asamblenë Parlamentare të OSBE: 100 mijë njerëz protestojnë çdo ditë. Ja arsyet

23/02/2019 14:03

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së se “më shumë se 100 mijë shqiptarë protestojnë pothuajse çdo ditë”.

“Shqiptarët janë në protestë, më shumë se 100 mijë njerëz protestojnë pothuajse çdo ditë. Për çfarë? Së pari, ata kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mendoj se kjo Asamble është për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Së dyti, ata kërkojnë që të luftohet krimi i organizuar, korrupsioni dhe bashkëpunimi i kryeministrit me krimin për të mbajtur pushtetin. Mendoj se kjo Asamble e mbështet këtë. Së treti, ata po kërkojnë të respektohet Kushtetuta, pavarësia e gjyqësorit. Shqipëria prej gati 2 vitesh nuk ka një Gjykatë Kushtetuese dhe një Gjykatë të Lartë. Jam këtu me miqtë e mi gjermanë dhe amerikanë dhe nëse dikush do të luajë me Gjykatën Kushtetuese në Gjermani, atje do të dëgjohej një zile e fortë alarmi. Nëse Gjykata e Lartë në SHBA nuk do të funksiononte, do të ishte alarm i madh në SHBA. Dhe unë mendoj se nuk ka pse të jetë ndryshe në Shqipëri. Gjithashtu, shqiptarët janë kundër emigracionit masiv. Ata i kërkojnë qeverisë të përgatitet për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Top Channel