Raporte të ndryshme tregojnë se popullatat e insekteve nëpër botë po tkurren ndjeshëm, por si i prek kjo njerëzit? Një studim i kohëve të fundit tregon se bletët, milingonat dhe brumbujt po zhduken tetë herë më shpejt se gjitarët, shpendët dhe zvarranikët.

Një nga arsyet kryesore për këtë fenomen konsiderohet intensifikimi i bujqësisë, përdorimi i pesticideve dhe ndryshimet klimaterike. Por për botën ku ne jetojmë, ky nuk është lajm i mirë.

“Nëse ikin insektet, praktikisht ikin dhe njerëzit” thonë kërkues si Sylvia Myers qe shpjegon dhe arsyen perse ata janë kaq të rëndësishëm.

Nga sa tregon ajo, insektet janë në fundin e zinxhirit ushqimor dhe prej tyre varen shumë gjallesa, shpendë, gjitarë e njerëzit vetë. Insektet konsiderohen tejet të rëndësishëm në prodhimin ushqimit; janë përgjegjës per pllenimin; rreth 75% e kulturave bujqësore të globit pllenohen prej tyre, dhe ndonëse një pjesë e tyre përshtaten me ndryshimet që po sjell klima apo urbanizimi, kjo nuk ndodh me të gjithë.

Një nga gjerat që njerëzit mund të bëjnë sipas Myers për të frenuar zhdukjen e tyre, është krijimi i liqeneve te vogla apo pellgjeve sepse shume insekte e nisin aty jetën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA