Basha e akuzoi se ka marrë arratinë pasi rrethoi Kuvendin e Shqipërisë me tela me gjemba, por kryeministri Edi Rama ndodhet në Tiranë dhe po ndjek me interes protestën e opozitës përpara Parlamentit.

Ai ndodhet në Kryesinë e Kuvendit, së bashku me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Ruçi pritet të takohet me një delegacion çek në mesditë. Menjëherë pas takimit do të ketë një deklaratë për mediet nga kryetari i grupit, Balla, si dhe përfaqësuesi i delegacionit të Komisionit për Çështjet Europiane në Parlamentin e Republikës Çeke.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel