Në vitet ’60, duke dalë nga prapambetja e mëparshme artistike dhe kulturore e vendit, piktura shqiptare, ashtu si artet e tjera filloi të njihte një zhvillim të hovshëm.
Në mes të një kontigjenti në rritje të një brezi artistësh të rinj u dallua edhe një piktor i ri, me portretet plot dritë në atë që përcillte, por edhe brishtësinë e urtë të një fëmije.
“Zefi në pikturën e vet mbeti gjithnjë i shkrifët, gjithë dritë. Zefi ishte një piktor që e donte dritën, e dontë natyrën. Asgjë nuk ka bërë pa dashuri”, tha Muntaz Dhrami.
“Kurse si pedagog, Zefi veç të tjerave ka qenë edhe një artist i pashëm. Ne e admironim, kishte diçka jo të një qytetari të zakonshëm”, tha Besim Tulja.
“Kur erdhëm këtu, në Tiranë, na priti Enver Hoxha në Pallatin e Brigadave dhe aty i dhurova albumin me vizatime. Dhe kur u shtrua banketi, më thirri: ku është ai pionieri, ai piktori i vogël? Dhe më tregoi një portret që e kishin ndërtuar me oriz. ‘Si të duket?’, më tha. ‘Bukur’, i thashë unë. ‘Mirë – tha, – ti tani do vazhdosh shkollën’. ‘Po – i thashë unë, – sivjet do të shkoj në lice’. Ky ka qenë takimi i parë dhe i fundit me të”, tha Zef Shoshi.
Zef Shoshi, piktori i të gjitha kohërave, sonte në mbrëmje në “Exclusive”.
Top Channel