Sonte në mbrëmje nis spektakli i 5-të i Audicioneve të Fshehura, i parafundit për këtë fazë.
Emocionet sa vijnë dhe shtohen, aq më tepër për trajnerët, të cilët kanë vetëm pak vende të mbetura në skuadrat e tyre.
Rrethi është ngushtuar dhe përkatësisht skuadra e Aleksandër dhe Renis Gjokës ka 5 vende të lira; e Miriam Canit 7; ndërsa ajo e Arilena Arës 6 të tilla.
Konkurrimi do të vështirësohet, pasi butonat e trajnerëve do të vazhdojnë të shtypen vetëm për zërat më të mirë, megjithatë emocionet e skenës mbeten të njëjta.
Sa artistë do të rrëmbejnë skuadrat mbrëmjen e sotme dhe cilat janë momentet më të papritura dhe argëtuese që do të ofrojë spektakli? Këto do t’i zbuloni vetëm pas pak, në ekranin e Top Channel.
Top Channel