Infeksionet urinare dhe vaginale janë patologjitë më të shpeshta që ndodh të preken shumë njerëz.

Sot në emisionin “Në shtëpinë tonë” treguam se çfarë janë infeksionet urinare dhe vaginale dhe ku dallojnë nga njëra tjetra.

Mjekja e familjes Diana Hysi thotë për emisionin, se të gjithë personat që punojnë në ambjente me shumë njerëz duhet të kenë kujdes në frekuentimin e tualeteve, në mënyrë për të mos rrezikuar nga marrja e ndonjë infeksioni.

Sipas doktoreshës e njëjta gjë vlen edhe për personat, sidomos femrat që frekuentojnë tualetet e lokaleve, pasi janë një arsye shumë e fortë e marrjes së infeksioneve urinare dhe vaginale, shqetësimi që shfaqen në ditët në vazhdim.

Gjithashtu në emisionin “Në shtëpinë tonë” mjeku alternativ Ylli Merja tregon se këto infeksione mund të kurohen edhe me çajra bimorë, por se cilat janë dhe si t’i përdorni, ndiqni informacionet që mjeku jep.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA