Katër çmime Oscar do të prezantohen gjatë pushimeve publicitare në ceremoninë e 91-të të akademisë. Kategoritë janë kinematografia, editimi i filmit, aksioni i shkurtër live dhe grimi e stilimi.

Fjalimet e fituesve për këto kategori do të transmetohen më pas, ndërkohë që do të mund të shihen “live” përmes oscar.com.

Akademia e artit figurativ dhe shkencës njoftoi vitin e kaluar se do të shkurtonte transmetimin televiziv në 3 orë, në një përpjekje për të realizuar një spektakël më të aksesueshëm për shikuesit në të gjithë botën.

John Bailey, President i akademisë, njoftoi anëtarët me një email se modulet e shikimit të Academi Awards po ndryshojnë shpejt në botën aktuale multimediale dhe show i Oscar-it duhet të evoluojë për të vazhduar me sukses misionin e promovimit të filmave për audiencën botërore.

Ai tha se do të ketë për çdo vit një rotacion të kategorive, çmimet e të cilave do të ndahen gjatë publicitetit.

Ceremonia e shumëpritur e këtij viti e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 24 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA