Ekipe të ndryshme të kryeqytetit u mblodhën në Parkun Olimpik për një turne që përfshiu disa disiplina sportive, e që shpalli edhe fituesit respektivë. Dhjetëra të rinj në basketboll dhe futboll u nderuan me kupa dhe medalje nga Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Katarit, si mbështetëse e aktivitetit.

“Jam shumë entuziast kur shoh djem e vajza që luajnë bashkë, e që edhe dinë të fitojnë, por edhe dinë të humbasin, sepse jeta ka edhe fitore, edhe humbje. Rëndësi ka jo sa herë rrëzohemi, por sa herë ngrihemi që të vazhdojmë lojën prapë dhe të dalim me sukses edhe në jetë, edhe në sport. Unë dua t’i falënderoj me gjithë zemër prindërit, mësuesit, trajnerët, edukatorët që na janë bashkuar në këtë organizim fantastik”, tha Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku falënderoi dhe shtetin e Katarit, për ndihmën e dhënë për disa shkolla.

“Bashkë më Ambasadën e Katarit kemi marrë përsipër të rregullojmë 2-3 shkolla në Tiranë, t’i sjellim në një nivel shumë më të lartë modernizimi. Shkolla e parë do jetë ‘Jeronim de Rada’, ku për herë të parë po i vëmë rëndësi jo vetëm klasave, por edhe vendeve ku luajmë, ku merremi me sport, ku kemi aktivitete fizike”, tha Erion Veliaj.

Me rastin e “Ditës Kombëtare të Sportit në Katar”, Bashkia e Tiranës u zotua se do ta kthejë 12 shkurtin në një festë të përvitshme të mbushur me aktivitete.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA