“Duam apo s’duam ne, idhulli ynë ka qenë gjithmonë një grua”, kishte menduar në avion Gabrieli, duke përmendur këtë sentencë që nuk e mbante mend mirë se në cilin film apo në cilin roman e kish lexuar, por që atëherë e ka pasur një shprehje të preferuar të tij, derisa pasi e tha disa herë në avion duke menduar për Sofinë, e mendoi edhe këtu përballë saj, kur ajo po e shihte gjatë në sy, pa ia ndarë vështrimin, ashtu si nuk e kish parë kurrë ndonjëherë. Ndihej shumë i ngarkuar me dashuri brenda vetes kur filloi të fliste…

Është vetëm një pasazh i shkurtër prej romanit të tretë të një figure mjaft të njohur publike, Av. Spartak Ngjela. “Hakmarrja e një gruaje” cilësohet si një roman shkruar me një stil të përkorë dhe emocional. Në qendër të romanit nuk është vetëm historia e një gruaje të bukur, por dicka më shumë se aq: “Bukuria e femrës nëse ajo nuk është e lirë, është torturë për të”

Ka një  moment filozofik që grekët e vjetër bukurinë dhe të  vërtetën i njësonin, shprehet av. Spartak Ngjela në bashkëbisedimin me gazetaren Monika Stafa për rubrikën Vitrina e Librit. Kurse sa i përket gruas së bukur në një  shoqëri të pazhvilluar në romanin tim, vazhdon ai, del që mund të kalojë në tragjedi. Duke i dhënë një peshë historike gruas në një periudhë të errët sic është komunizmi, autori i romanit thekson se gratë shqiptare janë më të forta se burrat. Sipas tij historisë nuk i shpëton dot sepse esenca është fraza që i ka thënë i ati Sofie Raskut, gruas së  romanit; bukuria mund të jetë i vetmi faj i një gruaje në një sistem të shëmtuar që e con në tragjedi. Ky ka qenë fenomen i sistemit që është përmbysur por mbetet fenomen edhe sot. Në roman S. Ngjela përshkruan dhe skenën e një krimi në mënyrë të detajuar duke shpjeguar se cdo roman ka një  fillesë  krijuese. Ndryshe svlen. Duke dashur të krijoja një hapësirë artistike me një roman, thotë ai, që të kapte dy kohët edhe të  lirisë, edhe të diktaturës, e kuptoja që ishte më mirë me portretin e një  gruaje. Pse? Se është  dashuria. Është momenti erotik. Është  liria. Ajo ka humbur lirinë si pasojë e një agresiviteti që i ka bërë një burrë i pushtetshëm dhe ka humbur dhe dashurinë. Ai i rimerr këto të  dyja? I rifiton këto me hakmarrjen? Nuk e di lexojini në libër, i propozon Ngjela lexuesit gjatë bisedës së tij në Vitrina e Librit në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA