Sot vajza e aventurave, por puna e saj e parë ishte shitëse e çajit të malit

11/02/2019 19:10

Artes Ferruni ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të folur mbi sfidën më të fundit që i ka vënë vetes “Project 24”.

Ajo pranoi që është një vajzë pa komplekse, gjithnjë në kërkim të aventurave të reja për ta bërë jetën më “argëtuese” dhe gati për sfida nga më të çuditshmet.

Në fakt gjatë bisedës në studio 24 vjeçarja tregoi se ka kaluar shumë eksperienca, të cilat e kanë stërvitur dhe i kanë rritur vetëbesimin për të bërë gjithnjë atë që ka dashur.

Artes tregoi se ka filluar të punojë që në moshë të re. Ajo tha se ka qenë vetëm 7 vjeç ku ka filluar të punojë si shitëse në biznesin e familjes.

“Unë ndihmoja vëllain kur shisnim çaj mali, isha asistentja e tij dhe u bënim konkurrencë prindërve kush shiste më shumë”, tregoi më tej vlogerja.

Top Channel