Le të na frymëzojë Horoskopi dhe të na udhëheqë drejt zgjedhjes së dhuratës më të mirë dhe romantike.
Dita e Shën Valentinit, festa e të dashuruarve po vjen dhe dikush mund të jetë në vështirësi, sepse nuk ka idenë se çfarë t’i japë të dashurit të tij.
Nëse imagjinata është e pakët, por dëshira e madhe për të kënaqur të dashurit, yjet ju sygjerojnë dhuratat më të mira për secilin shenjë të zodiakut.
Luani - Dhurata për mashkullin: Për burrin Luan nuk ka dhuratë më të mirë se sa të ketë në krah një partner të bukur. Yjet ju thonë të veshin rrobat më të mira, të lyheni e te bëheni si një divë Hollywood dhe t'i jepni atij një natë në një hotel me pesë yje! Dhurata për atë: Mënyra më e mirë për të bërë të lumtur gruan Luan është që të jepni bizhuteri. Nëse ju vendosni të zgjedhin një unazë si një simbol i bashkimit, do ta bëni të ndjehet një mbretëreshë e vërtetë! Është thelbësore ta merrni për darkë në një restorant të shtresës së lartë.
Top Channel