“Testamenti i ri”, komedia premiere me regji të Gëzim Kames dhe një kastë të përzgjedhur aktorësh erdhi për publikun korçar mbrëmjen e së shtunës me teatrin “Andon Zako Cajupi”.

Shfaqja vendos në qendër të vëmendjes martesën, marrëdhënien në çift, raportin se si dy njerëz duhet apo nuk duhen të qëndrojnë bashkë.

Vepra vjen aktuale edhe në ditët tona me aktorët Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Zamira Kita, Guri Koco, Sotiraq Bratko etj.

Regjisori Gezim Kame i ka përcjellë publikut artdashës një tematike shume te rendesishme jo vetëm per realitetin shqiptar, por edhe me gjerë.

Ndërsa për Zamira Kitën, Teatri i Korçës po përjeton një periudhë shumë të mirë falë mbështetjes të cilën e quan shumë të rëndësishme.

Komedia me nota fine humori u prit me entuziazëm nga publiku ndërsa do të shfaqet dy ditë radhazi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA