E gjithë shfaqja është e ndërtuar në 15 personazhe kryesorë, të cilët janë edhe solistët e veprës. Në qendër është individi rreth të cilit rrotullohet gjithcka, jeta, historitë, hyrjet dhe daljet në dhomat e jetës dhe ndalesa, ose harresa.
Në 12 dhoma luhen 12 ngjarje, emocione, ndjesi, kujtesa apo disfata.
Kjo vepër e zhanrit kontemopran është një krijim origjinal i dy koreografive. Me një intensitet të lartë lëvizjesh, emocioni përcillet edhe me elementët e jashtëm skenik të Renold Sulajt, ndriçimin dhe teknologjinë që përbëjnë të gjithën.
Në rolin kryesor Eltion Merja tregoi realizoi më së miri elementët e vështirë koreografikë, duke I ofruar publikun energjinë e tij dhe emocionin e tij në interpretim.
Premiera absolute e TKOB “Dhoma 12” na bën të kthejmë vështrimin tek vetja, tek dhoma në të cilën lind dhe vdes diçka prej nesh. Dhe e gjitha kjo u shkri me ndjesitë e spektatorëve në sallë, që e duartrokitën fort shfaqen.
Top Channel