Mes këtyre majave, Edith Durham e quante kohën të ngrirë. Po kështu Franz Nopça, që e vinte në dukje mikpritjen e banorëve. Nuk mbeti pas as gazetari i njohur italian, Indro Montanelli, e sa e sa rrugëtarë e studiues të tjerë.

Por, përse kaq shumë autorë të huaj e shqiptarë u tërhoqen nga krahina e Kelmendit dhe fshatrat përbërëse të tij?

Çfarë gjetën këtu mes majave të larta? Vështirësitë, problemet, por edhe bukuria natyre, historia e legjendat, të gjitha ndërthuren në një zonë të vetme.

“Në të djathtën time, edhe pse vështirë të dallohet diçka, ndodhet Lepusha, padyshim një ndër fshatrat më të bukur në Shqipëri. Nëse do të ndodhej në Austri, në Zvicër apo dikund tjetër, padyshim këtu vështirë se do të gjeje vende për shkak të turistëve. Kështu nuk ndodh në realitetin shqiptar, ku vizitorët e vetëm në Lepushë jemi ne. Askush tjetër. Apo për të qenë më të saktë, as ne nuk mundemi ta vizitojmë këtë fshat, sepse ai është tërësisht i bllokuar nga dëbora”.

Sot në mbrëmje, në orën 20:10, dokumentari i radhës i ciklit “Gjurmë shqiptare” të gazetarit Marin Mema zbulon këtë zonë me të gjitha të fshehtat dhe të vërtetat e saj.

Top Channel