Duket se refuzimi nuk kursen as shkrimtarët më të mirë, megjithatë, zor se mund të pritet një apologji pas 70 vitesh.

Por, me të madhin George Orwell ndodhi pikërisht kjo. “The British Council” ka kërkuar ndjesë për refuzimin e një eseje të tij 7 dekada më parë.

Autori i “1984” dhe “Ferma e kafshëve” e kishte shkruar në vitin 1946 esenë me titull “Në mbrojtje të gatimit anglez”.

Por, Këshilli që promovon marrëdhëniet britanike me vende të tjera, i pati thënë asokohe se “nuk do të ishte një veprim i mençcur publikimi i saj për lexuesin kontinental”.

Botuesi e pranon se ishte një shkrim i shkëlqyer, por ka një kritikë të vogël, për ankesën se receta e përshkruar nga Orwelli për marmalatën e portokallit “përmbante shumë sheqer dhe ujë”.

Në esenë e botuar më vonë nga “Evening Standard”, shkrimtari i njohur e përshkruante dietën britanike si të lehtë e jo shumë të rëndë, e ndoshta dhe pak primitive, ku pijet e ngrohta pranoheshin pothuajse në shumicën e orëve të ditës.

Sipas Alasdair Donaldson, analist i “British Council”, organizata atëherë nuk donte të përballej shumë me rrezikun dhe ishte e prirur të shmangte një shkrim mbi ushqimin, pas dimrit të urisë së madhe në vitin 1945, edhe nëse aty përmendeshin pasojat katastrofike të racionimit të ushqimit në kohë lufte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA