Maqedonia ulet në tryezë me vendet anëtare të NATO-s, nënshkruhet protokolli
06/02/2019 11:25
Në këto momente u nënshkrua në Bruksel Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-Atlantike.
Secili shtet anëtar i NATO-së veç e veç nënshkroi Protokollin, ndërsa shteti i parë që vuri firmën ishte Republika e Shqipërisë.
Ceremonia e nënshkrimit të Protokollit përcillet me vëmendje të madhe edhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Prezent në selinë kryeministrore është edhe zv. ministri i jashtëm Andrej Zhernovski dhe një numër i madh i gazetarëve.
Top Channel