Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se në Shqipëri nuk ka grip derri.
“Duhen lexuar më pak portalet. Nuk po qarkullon gripi i derrit që ka qenë 9 vite më parë, por një virus sezonal normal. Gripi cilësohet si i grupit A, me nëngrupin H1N1, por jo grip derri”, tha Manastirliu.
Më tej, ministrja shpjegoi se “ekspertët e ISHP-së thonë se nuk jemi në epidemi të gripit, por qarkullim me intensitet mesatar i virusit”.
“Ka 19 000 persona të prekur dhe kjo shifër nuk e bën epidemi. Gjithsesi, po marrim masa paraprake që të mos ketë komplikacione të rrezikshme të gripit”, u shpreh Manastirliu, e cila theksoi se në rastin e 3 viktimave nga gripi, kanë qenë persona me komplikacione të tjera.
Top Channel