Kjo javë vazhdon të mbetet e qetë sa i përket uljeve dhe ngritjeve të projekteve muzikore në klasifkimin e “The Top List”. Vetë kreu nuk ka ndryshuar aspak nga java e kaluar, ku është “Bakllava” e Butrint Imeritdhe Gjikos, ajo që nuk është mposhtur këtë javë.
Kjo është java e tretë që dyshja e talentuar ka mundur të renditen në vendin e parë të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Zona e nxehtë e listës, pra 5 vendet e para, gjithashtu nuk ka ndryshuar shumë por janë këmbyer rreth vetes. “Aje” e Tayna dhe Ledrit është ngjitur me një pozicion, duke u renditur në vendin e dytë dhe duke zhvendosur “Mori” të Florit, Ghetto Geasy dhe Brunos, në vendin e tretë.
Ndërkohë që javën e kaluar pozicionohej në vendin e 5-të, këtë javë “Uh” e Getinjo është ngjitur me një pozicion, duke zënë vendin e 4-t. Surprizë këtë javë ka ardhur projekti i ri i Alban Ramosaj, “Endrrat e mia”, i cili është ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar dhe është bërë pjesë e “Top 5”, duke zhvendosur Eneda Tarifën në vendin e 6-të.
Tre projekte të reja i janë shtuar listës zyrtare të “Top Awards” për këtë javë, ku dy këngë janë “solo” dhe një është bashkëpunim.
Top Channel