Aleksandër Çipa deklaroi në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja se Lulzim Basha ka ndryshuar taktikë dhe po “tejkalon periudhën e mosbesueshmërisë”.
“Basha ka ndryshuar taktikën dhe po tejkalon periudhën e mosbesueshmërisë duke ftuar në aksion qytetarin. Kryeministri Edi Rama duhet ta vlerësojë këtë strategji të tij sepse vendi po i afrohet paradhomës së një krize politike, një bllokimi që nuk vjen vetëm prej protestës së tejzgjatur të studentëve, por duket sikur ka edhe një shtrirje në dimensione sociale të protestës dhe reagimit qytetar”, theksoi Çipa.
“Rama duhet të rishqyrtojë edhe një herë mënyrën e komunikimit me qytetarët që nuk manipulohen nga partitë politike. Rama duhet të shikojë pse shoqëria jonë është në kuotën më të lartë të frustrimit të saj. Duhet të shikojë tendencën masive që kanë shqiptarët për të gjetur si alternativë zgjidhjeje emigrimin dhe jo qëndrimin dhe rikthimin në vend”, shtoi Çipa.
Top Channel