Aleksandër Çipa u shpreh në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja se Presidenti Ilir Meta “po mban një qëndrim që po e politizon pozicionin e tij”.

“Presidenti duhet të jetë mbi palët dhe duhet të ruajë profilin e tij të paanshëm. Takimi me banorët e Astirit është i drejtë, por mënyra se si ndau përgjegjësitë pa u shprehur më së pari institucionet e linjës për abuzimet e supozuara, e saboton drejtësinë për aferën e Unazës së Tiranës”, tha kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Çipa shtoi se Presidenti nuk po përdoret politikisht, por është “një politikan aktiv që, mesa duket, e investon mandatin e tij presidencial edhe për ardhmërinë politike të tij”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA