Këngëtarja Adelina Ismaili numëron mbi 30 vite karrierë me koncerte për shqiptarët kudo nëpër botë. E ftuar në spektaklin “E Diell”, Adelina pa për herë të parë video dhe intervista nga karriera e saj ndër vite duke i sjellë asaj një emocion të jashtëzakonshëm.

Në videon surprizë të përgatitur nga gazetari Ervin Kurti, dolën pamje nga intervista e saj me familjen në vitin 1991, koncertet në Gjermani në vitin 1996, prapaskenat e xhirimit të klipeve apo videove humoristike që Ismaili bënte me kolegët po në atë periudhë.

Në intervistën e vitit 1997 me Silvana Braçen, Adelina, asokohe 18-vjeçare, shpjegon se për të nuk kishte rëndësi nëse njerëzit do ta pëlqenin ose jo idenë që ajo kishte në kokë, (këtu i referohemi zhveshjes së saj në skenë në këngën “Zemrën nuk ta fal” në Fest `96), ajo do ta realizonte me patjetër, përndryshe ajo do të plaste. Dhe në fakt, Ismaili jo vetëm që nuk hoqi dorë, por edhe frymëzoi breza të tërë me evolucionin që ajo solli në skenë e muzikë!

Pamjet nga koncerti madhështor në stadiumin e Mitrovicës i realizuar në vitin 2005 ishin një tjetër kujtim që Adelina e pa për herë të parë në studion e “E Diell”. Meqë dëshira më e madhe e Adelinës fëmijë ishte që të vinte një ditë në Shqipëri dhe të punonte videokasetën, ajo ia doli dhe u shndërrua padiskutim në idhullin e shumë shqiptarëve.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA