Regjisori dhe skenaristi Leka Bungo sprovon veten edhe në prozë. “Testamenti i Mitomanit” titullohet sipërmarrja e tij që vetë autori e quan kapriço në prozë.

Gjatë këtyre pesëdhjetë viteve Leka Bungo ka shkruar dhjetëra drama dhe radiodrama. I ka vënë në skenë apo i ka regjistruar ato, por kësaj here vjen me dicka të jashtëzakonshme.Me një libër të cilin e quan të parin, por edhe të fundit të jetës së vet. “Me Testamentin e Mitomanit”.

“Kjo ishte një kaprico. Kështu e kam quajtur edhe në libër. Kaprico në prozë. Është hera e parë që unë tentoj të shkruaj. Nuk pretendoj të jem ose të bëhem shkrimtar. Ky libër ka një pikësynim. Dhe pikësynimi i tij i vetëm, është që vonë, shumë vonë ata që do ta lexojnë do të shohin dhe do të njohin periudhën ku unë kam jetuar”, shprehet Leka Bungo.

Dhe mes këtyre dy shekujve në të cilët ai ka jetuar ka në thelbi është ngjashmëria. Asgjë nuk ka ndryshuar në shoqëri dhe filozofinë e të jetuarit.
“Shpesh unifikohen e djeshmja me të sotmen. Gjuha është e njëjtë. Njërëzit pothuajse janë të njëjtë dhe kjo ka qenë ajo që më ka shtyrë mua për ta trajtuar këtë temë”, tha Leka Bungo.

Në tekst ne dallojmë humorin e zi dhe dramatik që me të vërtetë ndjell edhe gaz dhe buzëqeshje, por në thellësi mbetet dramatik. Prandaj edhe atij ju kërkua që në të ardhmen të shkruajë edhe një tjetër libër, autobiografinë e vet.

“Leka Bungo bën pjesë tek një fashë personazhesh pa të dytë në historinë e kulturës shqiptare.Për të kuptuar mënyrën se si u rrit dhe performoi një brez artistësh absolutisht të talentuar në kushte shumë shumë të vështira”, shprehet Henri Çili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA